Numër i madh i institucioneve me qera, parashihet shpronësimi i disa pronave për akomodim

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 14:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka shqyrtuar Rekomandimet e Grupit punues për përgatitjen e dokumentit të politikave për akomodimin e institucioneve shtetërore.

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka paraqitur disa nga opsionet e akomodimit, raporton Ekonomia Online.

“Komisioni ka përgatitur një raport lidhur me opsionet e rekomanduara. Komisioni ka kërkuar që të vendoset për njërin nga opsionet. Opsioni i parë është që të vazhdohet pagesa e qirasë”.

“Opsioni i dytë parasheh shpronësimin e disa pronave, opsioni i tretë është ndërtimi i një kompleksi qeveritare. Opsioni i dytë është ma i përshtatshëm në aspektin kohor”.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se duhet të qartësohet se cili është opsion më i favorshëm për shpronësim.

“Ne kemi nevojë ta kemi drejtim të qartë. Po flasim për 2600 njerëz që duhet të kenë akomodim. Po flasim për ndërtim të objekteve, shpronësim apo vazhdimin me qira”.

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri ka pyetur nëse mund të bëhet zgjidhje që të shkurtohet edhe qiraja.

“A e keni bë një kalkulim se si mund të shkurtohet edhe qiraja derisa të bëhet një zgjidhje”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka kërkuar një akomodim të shpejt të zyrtarëve.

“Më gëzon fakti që kemi opsione, por shqetësimi jonë si ministri është që jemi që një kohë të gjatë për akomodim të stafit  dhe sistemimit të dokumenteve shumë sensitive që i kemi në ministri”.

Të ngjashme