Nushi: Mosvotimi i Komisionit Hetimor konfirmon dyshimet për keqmenaxhim, deputetët e VV-së janë bërë makina votimi në shërbim të Qeverisë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 15:33 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka thënë se është lajm i keq mosvotimi i Komisionit Hetimor për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike, sidomos kur kjo bëhet nga një shumicë parlamentare që ka proklamuar transparencë e hetim të plotë të keqpërdorimeve, raporton Ekonomia Online.

Nushi për Ekonomia Online ka thënë se ky mosvotim i këtij Komisioni Hetimor po i konfirmon dyshimet që i ka pasur secili subjekt opozitar që kriza energjetike në Kosovë nuk është menaxhuar si duhet.

“Është lajm i keq mos votimi i Komisionit Hetimor për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike, edhe më i keq bëhet kur ky lajm vjen nga një shumicë parlamentare apo një Qeveri e cila ka ardhur pikërisht në pushtet me premtime për transparencë së plotë dhe hetim të plotë për keqpërdorimeve të ndryshme mirëpo në rastin e parë kur një gjë e tillë po kërkohet pikërisht prej tyre, pra opozita sot po kërkon transparencë se çka ka ndodhur përgjatë krizës energjetike dhe llogaridhënie për vendimet e tyre që i kanë ndërmarr”, ka thënë ai

“Pikërisht në rastin e parë kur kjo po kërkohet prej tyre këta po e shfrytëzojnë shumicën e madhe të numrave që i kanë në parlament të pamundësojnë një hetim të tillë. Pikërisht mos votimi i këtij Komisioni Hetimor po i rritë apo edhe po i konfirmon dyshimet që i kemi pasur secili subjekt opozitar që kriza energjetike në Kosovë nuk është menaxhuar si duhet. Dhe dëmtim të buxhetit prej 100 e 40 milionë eurosh që kanë shkuar direkt në konton e kompanisë KEDS e cila nga një krizë ku humbëm të gjithë ajo vazhdojë të përfitonte”.

Sipas Nushit, deputetët e mazhorancës janë bërë mur mbrojtës ndaj çdo tentative të opozitës apo organeve të tjera për hetim, kërkesë llogarie ndaj veprimeve të Qeverisë

“Po e shohim që numri kaq i madh i deputetëve që kurrë në histori nuk ka pasur kaq shumë deputetë nuk shërben asgjë nëse ti nuk je aty për me shty politika përparimtare apo për t’i dhënë llogari qytetarëve. Ata 58, 59, 60 deputetë sa i ka VV-ja sot janë makina votimi në shërbim të Qeverisë dhe po ashtu mur mbrojtës ndaj çdo tentative të opozitës apo organeve të tjera për hetim, kërkesë llogarie ndaj veprimeve të Qeverisë”, tha ai.

Të ngjashme