Odaloviq: Perëndimorët të ndikojnë te Kurti për ta ndryshuar qëndrimin në dialog

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Disa qendra perëndimore të fuqishme kanë një ndikim në Prishtinë dhe duhet të ndikojnë në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të ndryshuar qëndrimin e tij në negociatat me Beogradin.

Kështu tha sot kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur të Serbisë, Veljko Odaloviq.

Duke komentuar raportin që Presidenti Aleksandar Vuçiç paraqiti para ligjvënësve serb për dialogun, ai theksoi në TV Pink se Prishtina donte ta dëbonte Serbinë nga tryeza e bisedimeve, por nuk ia doli, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme