Opozita s’e voton buxhetin, thonë se u ndërruan datat dhe u vendos me seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 12:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2022. Arsye e tyre është se ka ndryshim të datave se kur është paraparë rë mbahej kjo seancë, raporton Ekonomia Online.

Aty u yha se votimi i buxhetit është paraparë të mbahej më 22 dhjetor, ndërsa qeveria e ka sjellë me një seancë të jashtëzakonshmi. Këtë e ka bërë të ditur shefi i GP të PDK, Abelard Tahiri.

“PDK edhe atëherë e kemi kundërshtuar më logjikën po sillen si mazhorancë. Edhe në atë kohë të vij në procedurë të tillë dhe sot nuk mundeni me votuar pa e shfuqizuar këtë vendim. GP i PDK nuk e voton buxhetin për shkak të ndryshimit të datave, që është paraparë te mbahet më 22 dhjetor”, yha ai.

E shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se me seanca e jashtëzakonshme nuk do të duhej të votohej buxheti i vitit 2022.

“Mënyra e imponimit ishte e panevojshme. Është e arsyeshme të vendosen data strikte se kur duhet të votohet buxheti në lexim të parë. Tani keni mbledh 47 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme për buxhetin e bitit 2022. Pse duhet të votohet më një seancë të jashtëzakonshme, është në kundërshtim të rregullores dhe e paarsyeshme”.

“47 deputetë kanë ndëshkuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme por nuk po e sjoh urgjencën. Pse nuk po votohet me 22 dhjetor, dhe as sot nuk po e di pse të votohet sot. Lëvizin datat, proceset, mbi 200 amendamente nuk janë lexuar nga deputetët. Le të dalin kryeministri e ministri ta tregojnë pse është urgjencë. Tregoni pse është urgjenca të votohet sot e jo më 22 dhjetor. Ne si GP do të votojmë kundër për shkak të ndryshimit të datave”, tha Gashi.

Kundër propozimit për shfryrjen e datave ka dalë edhe AAK. Shefi i GP të kësaj partie Besnik Tahiri nga tha se ndërrimi i datave ka qenë i panevojshëm.

Të ngjashme