Osmani: Çështja qëndron vetëm te kompetencat e Asocacionit, sistemi paralel krijon probleme edhe në rajon

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Asocacioni duhet të krijohet përmes respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Asociacioni ishte nënshkruar në marrëveshjen e vitit 2013 nga Thaci që ka kaluar në Kuvend. Kushtetuesja nuk e pranoi atë të nënshkruar në  vitin 2015 dhe la të kuptohet se duhet të kthehemi te ai i vitit 2013”, tha ajo në KTV.

“Çështja gjithnjë ka qenë kompetencat e Asociacionit. Në qofte se qeveria pranon të rihapë negociatat atëherë kthehemi në pikën zero. Do të rikthehemi në vitin 2013. Gjykata nuk ka thënë se marrëveshja vetëm parimisht është e gabim, sic po mundohen të thonë disa. Në parim është në kundërshtim me kushtetutën  Nëse i jepet përgjegjësi ekzekutive Asocacionit atëherë do të ishte kundër vlerave europiane. Kjo do të krijonte një sistem paralel të politikbërjes. Një problem i tillë nuk do të ishte destabilizues vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin. Nuk besoj se BE e dëshiron këtë. Lajcak ka punuar më herët në Bosnjë dhe e di këtë”, përfundoi ajo. 

Të ngjashme