Osmani e pret me ceremoni shtetërore homologen nga Hungaria, Katalin Novak

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, vendin e ka vizituar Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia e pritjes është mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku Novak është pritur me gardën ceremoniale.

Mediat kanë marrë pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novak do të mbajnë konferencë për medie.

Të ngjashme