Osmani: Energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore, qymyri është e kaluara

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 14:50 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Deputetëve të Gjelbër (GDGj) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) kanë mbajtur debatin: “Potenciali energjetik i Kosovës dhe problemet mjedisore”, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se prej kur ka marrë pozitën në top agjendë e ka ambientin.  

Sipas saj, mungesa e planifikimeve alternative është shkak i mosseriozitetit të institucioneve, duke shtuara se energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore .

“Këto tema si jo sot s’janë tema luksi po jetësore. Kjo nismë është shumë e mirë nga Grupi i Deputetëve të Gjelbër. Që nga data kur jam zgjedh kryetare Kuvendi e kam në top prioritet ambientin”.

“Sektori i energjisë po konsiderohet një ndër ndotësit më të mëdhenj. Dhe janë emetuesit të grimcave që shkaktojnë probleme. Megjithatë e kemi kuptuar dëmin e qymyrit. Tani duhet të kemi skenarë alternative të furnizimit me energji elektrike”.

“Qymyri është e kaluara. Energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore. Mungesa e planifikimeve alternative është shkak i mosseriozitetit tonë. Ne duhet ta gjejmë një formulë finale për projektet e mjedisit”.

“Çështja e mjedisit po na kthehet në boomerang duke na dëmtuar të gjithëve. Pra vullneti ynë ekziston që të punojmë në këtë drejtim. Zgjidhjet e tilla të temave komplekse nuk zgjidhen brenda natës”.

Kryesuesja e Grupit të Deputetëve të Gjelbër, Mimoza Kusari-Lila, tha se agjenda e mjedisit ka mbetur në margjina apo s’është marrë parasysh, raporton EO.

“Ne si grup kemi filluar që mbrojtjen e mjedisit ta bëjmë me rregulla. Gjatë procesit të agjendës zhvillimore shpesh agjenda e mjedisit ka mbetur në margjina apo s’është marrë parasysh”.

“Ndihem e lumtur që zonja Osmani e ka përsipër që kjo agjendë të shkoj para. Sot ju falënderoj juve përfaqësues të shoqërisë civile që po shtyeni para çështjet e mjedisit sidomos dëmtimet e lumenjve”.

“Jo pa qëllim sot kemi vendosë më fol për potencialin energjik të Kosovës dhe dëmtimin e ambientit. Ku kompanitë që punojnë pa kritere po shkaktojnë dëme për mjedisin e njeriun”.

Egzona Shala, nga organizata “EKO-Zë”, ka kërkuar që mekanizma të veçantë të merren me çështjen e mjedisit.

“Kërkoj nga ju ta kem një trup ose persona që merren me legjislacionin në Kosovë, pra dy ose tre persona që merren më lëndët mjedisore”.

Rinora Gojani nga Ballkan Green Fondation, ka kërkuar të dimë më shumë sa i përket projektit për termocentralin “Kosova e Re”.

“Dua të fokusohemi të projekti ‘Kosova e Re’ mirë që ka dështuar po s’po e dimë fatin e kontratës së Qeverisë. Pres prej jush me tregu çka ka me ndodhë a kemi obligime me dal prej kësaj kontrate”.

“Poashtu dua fokus më të madh për konsumin e energjisë në pjesën veriore të Mitrovicës. Atje ku ka edhe një degradim të pyjeve e mjedisit”.

Albena Reshitaj deputete nga radhët e AAK-së, anëtare e grupit të deputetëve të gjelbër ka thënë se janë mundur të jenë sa më afër qytetarëve lidhur me problematikat e mjedisit.

“Ne si grup ka një kohë që kemi filluar të jemi sa më afër qytetarëve që shohim problematikat mjedisore më theks të vecantë. Një ditë kontributin që po e japim si deputet do ta vlerësojnë fëmijët tanë. Jam mundu më lëviz disa gurë të rëndë në këtë situatë. Institucionet ekzekutive dhe shoqëritë civilë duhet ta shohin si udhëlidhese bashkëpunimin.

“Ne kemi arrit me ndalu qymyrin ne çerdhe, shkolla dhe institucione tjera publike. Por do të mundohemi të bëjmë vetëdijesim dhe jemi bashkë për mbrojtje të mjedisit”.

Donika Kadaj Bujupi deputete nga radhët e AAK-së, anëtare e grupit të deputetëve të gjelbër, tha se ata do të jenë në teren më shumë afër qytetarëve e jo vetëm në tryeza.

“Ta kemi në plan pune implementimin e ligjeve. Keni me na pa komplet kështu jo veç në tryeza po edhe në terren me inspektorat. Kemi me pas punë jashtëzakonisht  dhe më pak fjalë”.

Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se energjia e ripërtitshme do të varfërojë qytetarët.

Sipas saj duhet të ketë një harmonizim të legjislacionit.

“Kemi një moskoordinim të aktiviteteve. Kemi popullatën më të varfër ku nëse këtu futet kosto e energjisë së ripërtërishme që u përmend më parë rëndohet xhepi i tyre”

“Pra ajo çka na duhet është të harmonizojmë legjislacionin. Sepse për shembull këtu trajtohen vetëm 1 për qind e ujërave të zeza që derdhën në lumenjtë tanë.Ne poashtu presim që të kemi një harmonizim mes komisioneve parlamentare se pse milionat e ndara s’po shpenzohen në drejtimin e duhur”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme