Osmani kërkon mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed.

Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar miqësore, teksa Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, ndaj kërkoi ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.

Në të njëjtën kohë, Osmani kërkoi mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Sipas presidentes, Kosova do të bëjë përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet.

Në takim me Sheikh Hasina u diskutua edhe për një sërë marrëveshjes, të cilat pritet të nënshkruhen ndërmjet dy shteteve, në mesin e të cilave edhe ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Të ngjashme