Osmani kujton 11 shtatorin: Kosova qëndron pranë SHBA-së si ata ndaj nesh

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga LDK, kujton viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Osmani tha se Kosova i kujton këto viktima dhe qëndron krenare në krah të SHBA-së.

““Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. Këto ishin fjalët e Sandy Dahl, bashkëshorte e pilotit të Fluturimit 93 – të rrëzuar më 11 shtator 2001”.

“Kanë kaluar 18 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron krenare në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme