Osmani: Në proceset e rëndësishme për vendin ka ngecje të përfshirjes së grave

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një fjalim të mbajtur në konferencën e organizuar nga KFOR/NATO, për gratë, paqen dhe sigurinë, ka përmendur disa hapa që Kosova ka bërë në fuqizimin e rolit të gruas.

Ajo ka thënë se miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendit i Kosovës ka qenë një gjë shumë e mirë.

Osmani po ashtu ka thënë se integrimi i grave dhe vajzave në të gjitha proceset paqësore është objektiv.

Ajo ka theksuar se ka ngecje në përfshirjen e grave në procese të rëndësishme për vendin, siç është dialogu Kosovë-Serbi.

“Megjithatë është e qartë qe në disa nga proceset e rëndësishme në vend siç është dialogu Kosovë-Serbi ka ngecje në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Fjalimi i mbajtur ne konferencën e organizuar nga NATO/KFOR për gratë, paqen dhe sigurinë.

Fjalimi i mbajtur ne konferencën e organizuar nga NATO/KFOR për gratë, paqen dhe sigurinë.

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Dienstag, 13. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme