Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim, u.d. Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve  në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

U.d. Presidentja ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme