Osmani pranon telegram urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë. Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.

Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga kujdesi dhe telegrami i urimit i Perandorit Naruhito. Më tej Presidentja Osmani nënvizoi se shtetet tona ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.

Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme