Osmani s’po merr pjesë në negociata, thotë se “e përjashtoi” VV-ja

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, u është përgjigjur kritikave që ajo nuk po merr pjesë në negociatat që po bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo në Blic Interview, fajin për një gjë të tillë, ia ka hedhur Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka qenë pikërisht kjo parti që ka kërkuar që bisedimet mes dy partive të zhvillohet tashmë në nivel të kryetarëve.

“VV ka fituar zgjedhjet, Albin Kurti është kryetari i kësaj partie dhe ata marrin iniciativën e ftesës për takime. Ka qenë kërkesë e tyre që takimi të bëhet mes kryetarëve të dy partive, e që kryetar i partisë është akademik Isa Mustafa”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme