Osmani takohet me ambasadorin italian, flasin për rëndësinë e vazhdimit të dialogut

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando.

Me këtë rast, Ambasadori Orlando e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Palët theksuan rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve të reja në vend, të cilat duhen të reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në takim u theksua edhe rëndësia e numërimit të secilës votë, duke iu referuar në veçanti procesit të numërimit të votave të mërgatës.

Duke folur për faktin që qytetarët e Kosovës kanë votuar qartazi për ndryshim, Osmani theksoi rëndësinë që ka edhe prezantimi i një mendësie të qeverisjes dhe orientimi programor që në fokus e ka investimin në kapitalin njerëzor.

Në takim u fol edhe për dialogun dhe për rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi duke siguruar një bashkërendim dhe koordinim në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme