Osmani takon ambasadorin japonez, e njofton për takimet më VV-në

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

Ambasadori Koinuma uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë të forcojë marrëdhëniet me Kosovën dhe Ballkanin si vazhdimësi e marrëdhënieve të fuqishme që ka Japonia me Bashkimin Evropian.

Osmani e njoftoi Koinuma për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jenë zhvillimi ekonomik, stabiliteti në vend, reforma në rend dhe ligj si dhe investimi në qytetarët e Kosovës përmes reformave në arsim dhe shëndetësi.

Osmani falënderoi Ambasadorin Koinuma për bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka ofruar Qeveria e Japonisë shtetit të Kosovës në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, etj.

Njëkohësisht, Osmani uroi të forcohet bashkëpunimi i Kosovës dhe Japonisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme