Osmani me një fotografi pompoze tregon se po kthehet në vendlindje, thotë se ka pasur shumë takime

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook të mërkurën se po kthehet në Kosovë, teksa thotë se ka pasur shumë takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu Osmani ka publikuar një album me të gjitha fotografitë që kishte nga takimet atje.

Osmani është pritur në Shtëpinë e Bardhë edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kjo në kuadër të pritjes tradicional që Biden organizon për liderë nga mbarë bota.

Të ngjashme