Pacolli: Deputetët e opozitës po mundohen t’i mbulojnë punët e mira të Qeverisë

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 14:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kritikuar deputetët e opozitës, duke thënë se këta të fundit po mundohen që punët e mira të Qeverisë, t’i mbulojnë, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha temë diskutimi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ishte riatdhesimi.

“Çështja e diskutimi në këtë komision ishte çështja e riatdhesimit. Deputetët e opozitës kanë qëllim të vetmin dhe primar që të mbulojnë punën e mirë të Qeverisë që po bëhet dhe po tentojnë që të gjejnë zbrazëtira por edhe të ndryshojnë statistika dhe numra duke dezinformuar qytetarët që puna e qeverisë kinse nuk po bëhet ashtu siç duhet”, tha ajo.

Pacolli tha se Kosova renditet ndër vendet e para në botë, në parandalimin e pandemisë COVID-19, raporton EO.

“Ne e dimë dhe është fakt i pamohueshëm që Kosova renditet ndër vendet e para në botë që ka arritur ta menaxhojë situatën me COVID-19 më së miri që është mundur dhe duke e ditur dobësitë që i kemi si shtet”

“…qoftë si mungesa e pajisjeve shëndetësore por edhe mungesa e stafit shëndetësorë, kemi arritur me punën e palodhshme të qeverisë dhe të mjekëve e institucioneve tjera, ta parandalojmë përhapjen e virusit”.

Të ngjashme