Pacolli në Kamenicë: AKR-ja në shërbim të shtetit, të tjerët shfrytëzuan shtetin për interesat partiake

Kamenicë | 04 Tet 2019 | 20:49 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në Kamenicë, raporton EkonomiaOnline.

Kreu i kësaj partie Behgjet Pacolli në tubimin me shumë përkrahës, u shpreh i bindur se koalicioni NISMA-AKR-PD është i duhuri që duhet të udhëheqë me shtetin e Kosovës.

Tha se AKR-ja punon për interesat e shtetit, ndërsa akuzoi partitë tjera të cilat sipas tij e shfrytëzuan infrastrukturën e shtetit për interesat e tyre.

“Unë jam sot i privilegjuar që jam këtu me ju të dashur aktivistë të AKR-së dhe nga degët e tjera. Të dashur deputetë ju duhet të punoni vetë për interesat e shtetit dhe qytetarit dhe kjo është diferenca AKR ka qenë në shërbim të shtetit dhe lidershipi i partive tjera ka shfrytëzua infrastrukturën  e shteti për interesa të parive”, tha ai.

Pacolli akuzoi rivalët politikë për fushatë të pandershme dhe me gënjeshtra.

“Po më vjen mirë që po mbyllet fushata e suksesshme, ku u thanë shumë gënjeshtra dhe përfundoi shpejt. Kosova ka shumë detyra qeveria të duhet të formohet shpejt. Koalicioni ku ne marrim pjesë do të jetë me siguri pjesë e qeverisë, punët e shtetit duan pajtim, siguri, cilësi, koalicioni ynë i ka këto duhet të fillojë ndryshimin nga Kamenica”, tha ai.

Pacolli u ankua se sa ishte Ministër i Jashtëm e kishte të vështirë të përfaqësonte shtetin e Kosovës, pasi 3 liderët shtetërorë kishin mendime të kundërta, por që sipas tij arriti t’ia kthejë imazhin dhe dinjitetin Kosovës.

“3 mendime të ndryshme të 3 liderëve tanë, të Presidentit, Kryeministrit që ishin krejtësisht të kundërta dhe kryeparlamentarit. u dashtë t;i paketoj dhe t;i plasoj në opinion, ka qenë shumë e vështirë. Jam i lumtur që kam arrit me ja ruajt identitetin e vet Kosovës dhe mos të lejoj që miqtë e saj ta lënë Kosovën”, tha ai

Kryetar i degës së AKR-së në Kamenicës, Fatmir Matoshi duke kërkuar votën nga bashkëqytetarët, u shpreh se partitë e tjera po i mashtrojnë qytetarët, siç tha për të votuar “dostat” e tyre.

Ndërsa siguroi se shkollat në këtë rajon nuk d otë mbyllen.

“Disa nga partitë politike këtu në Kamenicë kanë dal me i mashtrua qytetarët për dostat e tyre, ne nuk e meritojmë të na përfaqësojmë dostat por të përfaqësohemi vet. Ata thirren në ruajtjen e kufirit, 100 % në mos ndryshim të tij por me veprimet e tyre i nxisin qytetarët të ikin duke i mbyllur shkollat, shkollat në Kamenicë nuk do të m mbyllen qeveria e re ku do të  jetë edhe AKR-ja nuk do ta lejoj këtë”, tha ai .

Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, u shpreh i bindur që ky koalicion është i duhuri për Kosovën.

 Ai poashtu tha se duhet të përfshihet në kurikulën shkollore lënda “Edukata Morale”

“Oferta gjithëpërfshirëse e Partisë së Drejtësisë  është e mbështetur në dy shtylla kryesore, besimin e paskajshëm në Zotin dhe atdhedashurinë sublime. Gjatë fushatës nuk e ngritëm vetën mbi dështimet e të tjerëve por ofruam programe me vizion për të ardhmen, bëmë ofertë origjinale dhe reale nuk dhamë premtime por u zotuam. Është e domosdoshme në kurikulat e shkollës të hyjë edukata morale me këtë do të parandaloheshin shumë dukuri, prostitucioni dhuna në shkolla, korrupsioni e nepotizmi vetëm në këtë mënyrë do të bëhemi partner me miq ndërkombëtarë dhe me kushte për rininë”, tha ai.

Të ngjashme