Pacolli në vizitë zyrtare në Suedi, presim më shumë investime suedeze

Stokholm | 29 Jan 2018 | 18:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Pacolli ka thënë se ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara për bashkëpunim mes dy vendeve. “Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend”, ka shkruar Pacolli, në një postim në Facebook.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström. Ri-konfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve dhe miqësinë në mes dy popujve”, ka theksuar kreu i diplomacisë kosovare.

“E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë”.

“Suedia do të mbështetë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend”, ka shkruar Pacolli.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Të ngjashme