Pacolli: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovë

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 12:40 | Nga

Vizita e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Emiratet e Bashkuara Arabe, është përcjellur me interes të madh dhe është pasqyruar nga shtypi vendës, thuhet në një komunikatë për media.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Pacolli ka thënë senuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovës ka qenë titulli në alittihad.ae.

Në ndërkohë, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Pacolli po merr pjesë në Konferencën “NewNexus”, ka qenë titull tjetër në wam.ae.

“Vizitën e tij të parë në cilësinë e Ministrit të Jashtëm në Emiratet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm, Pacolli e nisi me pjesëmarrjen dhe prezantimin e tij si njëri nga panelistët kryesorë në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The NewNexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ngjarje kjo, që tuboi shumë ministra e akademikë nga shtete të ndryshme të botës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të ketë takime të tjera të nivelit të lartë me përfaqësuesit e shtetit pritës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme