Pallaska: E paqartë se përse është kryer bastisja pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Dastid Pallaska ka treguar për procesin e bastisjes të kryer në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës nga njësia e Eulex-it, raporton Ekonomia Online.

Pallaska ka thënë se mbetët e paqartë se përse është kryer bastisja pas ngritjes së aktakuzës.

“Bastisja ka përfundur, sa i përketë qëllimit ishte jashtëzakonisht e përgjithshme, s’kishte shënjestrim të bastisjes. Mbetet e paqartë se pse bastisja është kry pas ngirtjes së akatakuzës. Kjo bastisje sugjeron se kjo mbetet një shënjestër për Lëvizjen, pasi edhe shihet se nuk kanë prova të mjaftueshme pasi po kërkojnë prova pasi kanë ngritur aktakuzën. Edhe këtë herë vërehet mungesa e trasnparencës, duke parë sesi janë duke i kryer punët të dërguarit e Zyrës së Specializuar”, deklaroi ai.

Të ngjashme