Palushi: Askush nuk mund të vendosë për ulëset e komuniteteve në Kuvend

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Juristi Kushtrim Palushi ka thënë se i gjithë procesi zgjedhor duket se ka shkuar dhe po vazhdon të shkojë në rregull dhe sipas praktikave të mëparshme të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Palushi në Info Magazine foli edhe për parregullsitë e ngritura për vota të komuniteteve pakicë.

“Përvoja në përgjithësi ose procesi në përgjithësi duket se po shkon në rregull dhe brenda afateve ose praktikave të mëparshme të KQZ-së, ndërkohe që dyshimet apo pretendimet që janë ngritur kohëve të fundit si në raport me votat e komuniteteve pakicë dhe procesin e numërimit të votave të diasporës janë dy çështje të ndara”.

Palushi mes tjerash tha se as Lista Serbe e as partitë kosovare nuk mund të vendosin se kush do të merr ulëset e rezervuara për komunitetet në Kuvend.

“As Lista Serbe nuk mund ta bëjë në këtë rast sepse në bazë të Kushtetutës së Kosovës komunitetet pakicë kanë krahas të drejtave të njeriut që u takojnë të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë kanë edhe të drejta shtesë të cilat iu garantohen me Kushtetutë dhe vijnë direkt si rezultat i Pakos së Ahtisarit”.

“Nuk mund të ndodhë kjo për arsye se nuk mundesh me të drejtën e votës me marrë një vendim që sjell tek një ndryshim i cili cenon parimet kushtetuese dhe parimet e të drejtave të njeriut të cilat janë të mishëruara me Kushtetutën e Kosovës. Nuk mundet komuniteti shqiptarë si shumicë në këtë rast të del dhe të votojë me udhëzime të një partie politike apo të gjitha partive politike në këtë rast që të votojë një parti politike të caktuar nga komuniteti serb me qëllim të defaktorizimit të kundërshtarit”, tha Palushi.

“Lëvizja Vetëvendosje apo cilado parti mundet të mobilizojë 50 mijë votues të saj që të votojnë për një parti të caktuar serbe dhe me këtë në mënyrë automatike e vendos jashtë lojës Listën Serbe, në këtë rast kemi shkelje të të drejtave të komunitetit serb për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre sipas vullnetit të lirë të tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme