Paralajmëron presidenti: Masat rigoroze mund të kthehen

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 11:30 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi që të respektohen rekomandimet e institucioneve ndaj Coronavirusit, në mënyrë që sipas tij, mos të kthehen masat rigoroze, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie tha pandemia nuk ka kaluar ende dhe po rriten numri i të infektuarve.

“Pandemia nuk ka kaluar dhe numri po rritet. Ky rrezik e përmbys punën që kanë bërë profesionistët e mjekët”.

“Ta ruajmë distancën të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën përmes këtyre ne ruajmë jetën dhe ekonominë tonë”.

“Nëse ka përkeqësim të gjendjes institucionet do të detyrohen t’i kthejnë masat”, tha ai.

Ai tutje thotë, se në këtë situatë, vendi nuk ka nevojë për rrethana të jashtëzakonshme.

“Gjendje të jashtëzakonshme si term e kam urryer kur e kam përjetuar si nxënës dhe student nga Serbia, ideja e partive politike për gjendje të jashtëzakonshme, unë kam pasur obligim ta procedoj, unë nuk kam pasur pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje, nuk kemi nevojë për rrethana të jashtëzakonshme”.

Të ngjashme