Paralajmëron Veseli: Përveç si e kanë fituar pasurinë zyrtarët do të deklarohen edhe për numrin e grave

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 14:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka paralajmëruar se do të luftohen të gjithë ata që e përdorin pozitën publike për keqpërdorime.

Kreu i Kuvendit pas takimit të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, shtoi se të gjithë zyrtarët do të deklarohen se nga e bënë gjithë atë pasuri e gjithë ato gra, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka kërkuar sot nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe për zbatimin e plotë të Ligjit të ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik.

“Gjithë ajo të cilën jemi duke e bërë është që shteti ligji të jetë përmbi të gjithë ne. Edhe kjo iniciativë për parandalimin e konfliktit. Ne institucionet e Kosovës jemi duke bërë maksimumin e përpjeke tona që të minimizohet keqpërdorimi i pozitës së zyrtarit publik. Dua të përçoj mesazhin që ministria e Drejtësisë dhe ne si Qeveri do të luftojmë keqpërdorimet. Ligji është më i fortë se cilido prej nesh”.

Veseli ka theksuar se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kjo praktikë do të marrë fund. Ai ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Ne nuk do të lejojmë të abuzojë me askënd, dhe nëse kjo ndodhë do të jenë para ligjit dhe do të shkojë deri në konfiskimin e pasurisë. Dua të ftoi të gjithë qytetarët që të besojnë në institucionet e Kosovës dhe të jenë më të zëshëm në luftimin e këtyre dukurive. Të gjithë zyrtarët do të deklarohen se nga e bënë gjithë atë pasuri se nga i bënë gjithë ato shtëpi se nga i bënë gjithë ato gra”, tha ai.

Lidhur me liberalizimin e vizave ai u shpreh optimist se kjo gjë do të ndodhë.

“Qytetarët e vendit tonë i kanë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim. Kemi bërë progres i cili është për t’u shënuar. Ne nuk do të ndalemi dhe kjo është arsye pse po e vazhdojmë punën tonë. Për qytetarët e vendit mund të ketë skepticizëm, mirëpo të jenë të sigurt që ne do të luftojmë zhvatjen e qytetarëve”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza u shpreh i bindur se ligji do të funksionojë, raporton EO.

“Ky ligj prodhon edhe detyra dhe obligime shtesë dhe ne si ministri do të sigurojmë edhe resurse të mjaftueshme financiare. Unë besoj që ligji do të prodhojë rezultate”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se po merren hapa konkretë në parandalimin e praktikave korruptive.

“Sot po marrim një hap të rëndësishëm për zbatimin e ligjit për parandalim të konfliktit të interesit. Ky ligj që është në fuqi prek 80 mijë shërbyes civilë dhe është e rëndësishme që në prag të liberalizimit të vizave është miratuar në kuvend dhe tash jemi duke punuar në plan konkret në implementimin e këtij ligji”.

Kryeshefi i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli, tha se Ligji për konflikt interesi është i avancuar dhe do të punohet në bazë të tij.

“Siç e dini, Ligji për konflikt interesi është miratuar dhe është një ligj mjaft i kompletuar. Shumë zyrtarë kanë mbajtur pozita në disa institucione dhe kjo tash do të ndryshojë. Ne jemi zotuar që do ta trajtojmë edhe çështjen e luftimit të konfliktit të interesit. Shumë zyrtarë tashmë duhen gradualisht të mësohen me rregullat e këtij ligji”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë

Posted by EkonomiaOnline on Monday, November 19, 2018

Të ngjashme