Partia Fjala: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Partia Fjala ka deklaruar se ngritja e aktakuzave nga Prokuroria e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçit, ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, ndaj shefit të grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, është një lajm jo i mirë për vendin tonë në përgjithësi dhe për imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në veçanti.

“Ne jemi thellë të bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare”, ka deklaruar kjo parti, raporton Ekonomia Online.

“Ishte luftë kundër ish-regjimit të Serbisë, regjim ky terrorist dhe gjenocidial. Ishte luftë për mbrojtjen e atdheut, lirisë, nderit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e tyre.

Të ngjashme