Partitë po i fshehin financat, GLSP kërkon ndryshime në autidim

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 11:53 | Nga Donika Osmani

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) kanë organizuar diskutimin “Sfidat e financimit të subjekteve politike: Ku qëndron Kosova?”.

Erëza Pula, nga GSLP, tha se subjektet politike nuk kanë audituar të hyrat dhe shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, por edhe veprimtarive politike gjatë katër viteve të fundit.

“Financimi i partive politike në Kosovë, gjatë këtyre katër viteve të fundit, është tema kryesore. Raportet financiare të partive politike gjatë fushatave zgjedhore e kemi parë se nuk janë audituar asnjëherë dhe kjo ka dëmtuara parimet themelore demokratike siç është llogaridhënia dhe transparenca”.

Ajo më tej ka sqaruar se Zyra e kryeministrit ka hartuar një koncept dokument për financimin e  partive politike që qëllim kryesor ka transparencën dhe llogaridhënien e partive politike.

Sipas saj, ky koncept dokument është hartuar në fillim të dhjetorit dhe rekomandon që përzgjedhja e auditorëve për mbikëqyrjen e financave të partive t’i kthehet KQZ-së.

Në videon e përgatitur nga GSJP, trajtohet problemet me ligjin për zgjedhjen e auditorit të partive politike.

“Propozohet që ky ligj duhet të ndryshohet, e para sepse asnjë subjekt politik nuk ka deklaruar të hyrat e buxhetit dhe shpenzimet. Së dyti Kuvendi i Republikës së Kosovës është përgjegjës për përzgjedhjen e auditorëve, e cila nuk është zbatuar vite me radhë, dhe së treti ligji i ri të bëhet pe auditimin e partive politike të përfshijë performancën e të hyrave të subjekteve politike”, tha Pula

Edhe Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dha si rekomandim që auditimi i partive politike të kthehet në kuadër të KQZ-së, ngase sipas tij, modalitet aktual që Kuvendi ta përzgjedh atë nuk është më i duhuri.

“Ne morëm një hap për zgjedhjen e auditorëve në bazë të punës së bërë, dhe në kuadër të kontratës që ishte për 45 ditë ta kryejnë ajo kompani, dje kanë ardhur në kuvend raportet e audituara, pas 10 dite do të jenë të qasshme ato edhe në ueb faqe të KQZ-së dhe të shohim të gjeturat e audtitorit”.

“Ligji thotë që komisioni për financa publike ta tërheq shortin po del që ndikimi i modalitetit nuk është që Kuvendi ta bëjë një gjë të tillë në përzgjedhjen e auditorit, por ta bëjnë institucionet tjera dhe jo Kuvendi”.

“Ne nuk kemi trajtua se cili është modaliteti ma i mirë për përzgjedhjen e auditorit, por e dimë që modalitet aktual që Kuvendi ta përzgjedh atë nuk është më i duhuri, si rekomandim është që t’i kthehet KQZ, është zgjedhja ma e mirë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme