Partitë politike kanë afat deri në ora 16:00 për t’i dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Sot është afati i fundit ku partite politike do të kenë mundësi të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrate e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.

Sipas tij, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.

Të ngjashme