Pas heqjes së vetos nga Spanja, deputeti i VV-së jep mësime për ndërtimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Qeveria Kurti mund të ndërtoje marrëdhënie me SHBA’në, teksa si sukses të tyre, e përmendi edhe heqjen e vetos nga Spanja.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci ka thënë se partnerët ndërkombëtar e kanë parë Qeverinë Kurti si më seriozen deri tani.

“Në BE nuk shkohet duke vjedhur vendin tend. Me SHBA nuk mund të ndërtosh partneritet afatgjate duke e zhvatur vendin tënd. Qeveria Kurti është ajo që mund ta përgatisē Kosovën për të qenë një vend partner i denj i tē dyja sferave sponsorizuese tē politikēs zhvillimore për Kosovën (SHBA & BE) për t’i shërbyer kështu paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të hapsirës tonë tē përbashkët politike, ekonomike e kulturore.”, shtoi tutje ai.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e PAN’it e kishte dëmtuar rëndë Kosovën me qeverisjen e saj të mrapsht brenda, por i kishte bërë edhe dëme të mëdha vendit në politikën e jashtme.

Kështu, në vitin 2018 Spanja, si një nga shtetet anëtare të BE që nuk e ka njohur Kosovën, i kishte vënë veto pjesëmarrjes së Kosovës nēpër samite, nisma e konferenca rajonale e ndërkombëtare. Kosova kishte humbur mundësinë e prezantimit të saj e pjesëmarrjes në shumë prej iniciativave me karakter ndërkombëtar që do të kishte mundur të shërbente qëllimit tonë nacional për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si një qëllim madhor e shtetëror i Republikës sē Kosovës.

Këto tre muaj PAN’i që u zgjerua ndërkohë dhe u bë PLAN’i në vazhdimësi flisnin se si Qeveria Kurti po bashkëpunon me Spanjen, Sllovakine, Borelli Lajçakun etj.

Sot kemi nje heqje të një pengese ndërkombëtare për të prezantuar vendin tonë gjithnjë e më shumë.

Prioriteti madhor i Republikës së Kosovës janë integrimet euro atlantike, përkatësisht anetarësimi në BE dhe NATO. Asnjëra nuk arrihen pa përkrahjen e bashkëpunimin me partnerët tanë tradicional SHBA dhe shtetet njohëse të BE, por gjithashtu edhe partneret tjere evropiane që nuk na kanë njohur por që mund të na pengojnë.

Për secilin partner ndërkombëtar të Kosovës që ka pasur interesim për fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, luftimin e krimit dhe korrupsionit Qeverine Kurti e ka pare si partneren më serioze nga të gjitha qeveritē e deritashme.

Në BE nuk shkohet duke vjedhur vendin tend. Me SHBA nuk mund të ndërtosh partneritet afatgjate duke e zhvatur vendin tënd. Qeveria Kurti është ajo që mund ta përgatisē Kosovën për të qenë një vend partner i denj i tē dyja sferave sponsorizuese tē politikēs zhvillimore për Kosovën (SHBA & BE) për t’i shërbyer kështu paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të hapsirës tonë tē përbashkët politike, ekonomike e kulturore. Vazhdojmë.

Të ngjashme