PDK-ja akuzon LDK-në se shkatërroi Ferizjn

Ferizaj | 23 Shk 2017 | 16:02 | Nga

Dega e PDK-s në Ferizaj ka akuzuar LDK-në se gjatë qeverisjes së saj ka shkatërruar këtë qytet.
Gjatë konferencës u tha se po bëhen katër vite të kësaj qeverisje problemet dhe skandalet nuk kanë të ndalur.

Ai ka shtuar se ky degradim institucional ka ardhur si pasojë e një keqqeverisje e cila nuk kishte dije, nuk kishte interesin qytetarë, por kishte qellim për zhvatjen e pushtetit përmes grupeve kilenteliste, nepotiste (familjare), dhe një grupi partiak.

“Të nderuar qytetarë, sot jemi këtu, për t’i dëshmuar për qindra herë Kryetarit të Komunës, se reagimet tona nuk janë vetëm deklarime politike, por janë të argumentuara me fakte konkrete. Siç dihet objekti për zjarrfikës i cili ka filluar të ndërtohet qe disa vite ,u la si projekt i gatshëm nga ish qeverisja e PDK-se, por që fatkeqësisht sot dhe asaj dite nuk është përfunduar. Kujtojmë që në vitin 2013 u destinatiuan 150.000 Euro, gjithashtu u neda edhe një shumë tjetër në vlerë për 50.000 Euro dhe asgjë, këto para u avulluan. Nuk ka as tendrim e as ridestinim për këtë shumë të parave”ka thënë kryetarit i degës së PDK-së në Ferizaj, Selim Marevci.

Kumunikata e plotë:

Shfrytëzojmë rastin të i bëjmë pyetje kryetarit se ku u zhdukë kjo shumë e madhe parash?

Problemet e këtij sektori të nuk përfundojnë vetëm me kaq, jemi të gjithë dëshmitar se para disa muajve PDK-ja pati reaguar për parregullsinë e hapjes konkursit dhe pranimin e punëtorëve për zjarrfikës, kishte të bënte për mos respektimit e procedurave ligjore gjithashtu bë edhe falsifikim i konkursit sepse shpallja ishte për dy punëtorë ndërsa pranimi u bë për tre persona

Mbas reagimit tonë erdhi menjëherë edhe reagimi nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave si autoritet kryesorë për këtë sektorë ku deklarimet tona vërtetoi që I tëre ky proces ishte komplet me shkelje ligjore dhe të memorandumit që kishin Komuna e Ferizajt dhe AME-ja. Dhe kryetari Sfarqa u detyrua të anuloj për të pestën (5) here konkursin. Por, pavarësisht kësaj kryetari vazhdoi me avazin e vjetër me shkeljet ligjeve, duke mos respektuar edhe njëherë as procedurat ligjore dhe marrëveshjen me AME. Ai hapi prapë konkurs për zjarrfikës, por kësaj here e bëri në kuadër të kontratës për shërbime të veçanta, dhe se afatin për aplikim u caktua vetëm 5 ditë, duke punësuar prapë persona familjar dhe të grupacionit të tij partiak dhe klientelist.

Përpos mos respektimit të procedurave ligjore ai bëri edhe mos përfilljen e shoqatës së zjarrfikësve,duke mos e konsultuar fare, dihet fakti që në kuadër të saj ka mbi 20 zjarrfikës të certifikuar nga AME, të cilët në shumicën e rasteve bëjnë punë vullnetare, por që fatkeqësia e tyre është se nuk janë të afërt të këtij pushteti.
Të privilegjuar janë të afërmit e tyre që fatkeqësisht u mungon përvoja, e që është bazë për punonjës si zjarrfikës, sepse në mungesë të saj rrezikojnë jetën e tyre, e pa anashkaluar edhe atë të qytetarëve.
Në fund, apeli ynë, e për pozitën është “refren” është që të bëhet në plotni respektimi i ligjit dhe të zbardhën dyshimet për shumat e lartcekura, sepse është obligim qytetarë e mbi gjitha do të duhej të ishte edhe obligim moral

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme