PDK-ja befason me emrat e ministrave, Hamza kthehet në MF

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 15:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

PDK-ja ka vendosur për emrat e pesë ministrave të rinj që të do përfaqësohen në qeverinë e re të udhëhequr nga Ramush Hardinaj.

Bedri Hamza, do të jetë ministër i Financave; Albelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë; Besim Beqaj, do të udhëheqë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë; Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane.

Ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Enver Hoxhaj.

Emrat i bëri të ditur nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, vetëm pak minuta para se të nisë seanca e Kuvendit, ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj.

Befasi është sidomos emri i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili kthehet në krye të Ministrisë së Financave, të cilën e kishte drejtuar në periudhën 2011 – 2013. Hamza ishte emëruar guvernator në mars 2013.

Të ngjashme