PDK-LDK mund të lidhin përsëri koalicion paszgjedhor

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 22:10 | Nga

Analisti politik, Burim Ramadani duke folur për çështjet e fundit të lidhjeve të koalicioneve mes partive ka thënë se është gjë e mirë që VV ka mbetur jashtë gjitha partive, duke mos lidhur koalicion me ndonjë subjekt politik.

“Po flasim në një realitet ku partitë kanë qeverisur së bashku, kanë qeverisur edhe në komunën e Prishtinës dhe nuk po flasim diçka të re, pasi qëPDK-LDK mund të lidhin koalicion përsëri së bashku”, ka thënë Ramadani.

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin ka thënë se kandidati për Drenicë nuk mund të jenë së bashku në një parti ku është Arbana Xharra e djali i Sami Lushtakut.

“Nëse partitë opozitare iu flasin qytetarëve për Demarkacion, për Asociacion, këta nuk do të marrin vota dhe se do të konfrontohen me faktorët ndërkombëtarë. Lufta më e madhe po zhvillohet mes LDK-së e PDK-së”, ka thënë Zeka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme