PDK po akuzon drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, thonë se nuk kanë program mësimor adekuat

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 14:33 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka akuzuar arsimin në këtë Komunë, duke thënë se ka futur një lëndë që po konsiderohet e pa nevojshme.

Gjithashtu kjo parti po e konsideron si fajtore edhe ministrinë e Arsimit.

Kjo është komunikata e plotë:

“Në shkollën e agrobiznesit dhe teknologjisë “Z.Hajdini”, gjatë vitit shkollor 2015/2016, DKA-ja e ka hapur profilin: Dizajn i enterierit dhe teknologjia e drurit; pra si askund tjetër e nisin dhe e mbarojnë vitin pa një program mësimor adekuat.

Për këtë mangësi barra e përgjegjësisë bie mbi MASHT-in, sepse e lejoi hapjen e profilit pa program mësimor. MASHT-i, hartimin e programit ua besoi mësimdhënësve të shkollës në fjalë, ky ishte gabimi i radhës dhe më askush s’u mor me kontrollimin e tij.

Ajo që është edhe më skandaloze se mësimdhënësit e këtij profili i sajuan lëndët profesionale, si:

– Materialet për ndërtimin e mobilieve

– Ndarja dhe klasifikimi i mobileve

S’di sa ka lidhje logjike togfjalëshi – ndërtimi i mobilieve, unë s’kam koment! Ndërkaq, në vitin shkollor 2016/2017, në të njëjtin profil (kl.X) bëjnë ndryshimin e lëndëve profesionale,

p.sh:

– Materialet për prodhimin e mobilieve dhe

– Teknologjia e drurit

Kjo (lënda) e fundit nuk është mësuar fare në vitin paraprak, d.m.th në klasën X (e dhjetë). Zoti e di se çka do të fusin në vitin tjetër?! Gjithashtu, programi mësimor për klasën e dhjetë (X) është kopjuar nga GTZ dhe PEME gjermane, marrë nga profili i përpunimit të drurit që është hartuar për shkollat profesionale ne Kosovë, kjo s’është e lejueshme.

Tani është krijuar një ngërç, sepse na dalin dy degë me një program mësimor. Pasi që programi është i njëjtë, vështirë është të bëhet identifikimi i degës-profilit.

Edhe pse emërtimi i profilit është Dizajn i enterierit dhe teknologjia e drurit, për çudi as në klasën e dhjetë (X), as në klasën e njëmbëdhjetë (XI), s’e kemi asnjë lëndë dhe asnjë njësi mësimore për dizajn i enterierit, unë këtu nuk kam shpjegime!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme