PDK-ja pret që të gjitha partitë ta mbështesin propozimin për Pakon Emergjente

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit, vendosi që propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë, raporton Ekonomia Online.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pakoja e propozuar është në favor të qytetarëve të dëmtuar nga pandemia.

“Nuk mund të paragjykojë se  besoj që të gjitha  partië në kuvend do të duhej të ishin në favor të masave por do të shohim se si do të zhvillohet seanca të martë”, tha ai.

“Meqenëse qeveria nuk mund të merr hapa legjislativ për të kërkuar nga Kuvendi marrjen e veprimeve, e besojmë që Kuvendi duhet të luajë rolin që e ka si institucioni më i lartë në vend, dhe të marrë masa për ndihëm ekonomike në sektorin privat në vijën e parë të pandemisë. Ne morëm një vendim që të shqyrtojmë se cilat janë masat që duhet marrë në kuvendin e Kosovës. Qeveria ka shkelë kushtetutën në disa nene të kapitullit dy të kushtetutës. Pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit të datës 13.

Krasniqi shpreson se iniciativa e PDK-së, t’i kalojë të gjitha procedurat në Kuvend.

“Fakti që qeveria dhe ministri i financave nja dy javë në disa konferenca PDK-ja kemi treguar që çfarë masa duhet të ndërmerren. Dhe ne kemi kërkuar ndryshimin e këtij ligji për menaxhim të financave. Ajo u kopjua nga ana e qeverisë, dhe ajo në këtë rast është e dorëhequr. Personalisht jam i befasuar me naivitet në kuptimin legale dhe juridike. Shpresojë që iniciativa e PDK-së t’i kalojë të gjitha procedurat. Por shpresojmë që nëse plotësohen të gjitha procedurat që ta fusim në rend të ditës plotësim ndryshim të ligjeve të tjera. Ky ligj i jep mundësi të borxheve fiskale, por jo qeverisë që t’i harxhojë si të dojë. Ne jemi parti opozitare por vendimet i merr Kuvendi i Kosovës, s’ka të bëjë me qeveri por vetëm me kuvendin që merr vendime të tilla”.

Në këtë seancë, PDK-ja ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë Coronavirus.Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë Coronavirus.

Të ngjashme