Peci thotë se në një version që e ka parë të planit franko-gjerman përmendet Kisha Ortodokse Serbe

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 11:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se ka parë disa versione të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai në diskutimin e mbi temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi: Cila është rruga përpara?”, organizuar nga KDI-ja, shtoi se në pikat e njërit version që ka parë, është Kisha Ortodokse Serbe, mirëpo tha se nuk ka ende asnjë version përfundimtar, raporton Ekonomia Online.

“Kam parë disa versione të këtij plani (franko-gjerman), nuk jam i sigurt cili është i vërteti. Në esencë sillet modeli i dy Gjermanive për fazën e parë dhe pastaj ka të bëjë me njohjen përfundimtare që do ta nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve, dhe pa pasur marrëdhënie diplomatike”.

“Janë edhe dy elemente të tjera, në njërin prej versioneve që kam parë, një çështje e cila është vënë aty të diskutohet, s’jam i sigurt nëse ky është versioni derisa del ai zyrtar, njëra nga pikat do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat janë zbatuar deri tani, mirëpo mos e merrni fjalën time si përfundimtare, pa dalë edhe versioni përfundimtar, por në njërin nga versionet që kam parë e ka këtë element”.

LEXONI EDHE:


Lexo më shumë:

Të ngjashme