Përcillet për në banesën e fundit, ish-eprori i TMK-së, Haradinaj: Pusho në paqe Nezir!

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.

Ish-Komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj këtë lajm mortor e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërkaq Haradinaj pas përcjelljes së Nezirit në banesën e tij të fundit ka thënë se liria nuk do të vinte pa mundin dhe sakrificën e çlirimtarëve

“Liria nuk do të vinte pa mundin dhe sakrificën e çlirimtarëve. Pusho në paqe Nezir!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme