Përfundon edhe një takim maratonik, Kurti e Mustafa s’merren vesh – takimi i radhës nesër

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 18:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe një takim maratonik ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se sot nuk ka marrëveshje, ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim tjetër të radhës për ditën e enjte.

Ai ka thënë se ka përafrim qëndrimesh ndërmjet dy partive.

“Takimi që ka filluar në ora 15:00 sapo ka përfunduar. Kemi një lëvizje në përpjekje për të arritur marrëveshjen në mes të dy palëve. Do të kemi natyrisht edhe një takim të radhës nesër dhe për detaje do të njoftoheni nesër”, u shpreh Mustafa. 

E lideri i LDK-së, Isa Mustafa gjatë daljes nga objekti i Kuvendit ka shprehur keqardhje për pritjen e gjatë të gazetarëve.

“Më vjen keq qe jeni mërdhi. Do të vazhdojmë”, ka thënë Mustafa shkurt në ecje e sipër.

Ndërsa lideri i VV-së, Albin Kurti ka dalur nga hyrja prapa Kuvendit duke iu shmangur krejtësisht medieve të cilat po prisnin me orë të tëra para kuvendit.

Të ngjashme