Përfundon takimi i dytë i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, s’ka prononcime

Bruksel | 01 Shk 2017 | 22:45 | Nga

Në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, i dyti në tetë ditë.

Përfaqësuesit e dy palëve nuk kanë bërë asnjë koment për mediat.

Bisedimet e sotme është thënë se do të përqendrohen te çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, edhe kësaj radhe ka ftuar edhe kryeministrat, edhe presidentët e dy vendeve.

Presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi, përpara takimit i tha Radios Evropa e Lirë se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i tha radio-televizionit serb se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Asociaionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e javës së kaluar, palët janë pajtuar të ulin tensionet dhe të vazhdojnë bisedimet, me në fokus zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Tensionet midis tyre kanë nisur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, dhjetorin e kaluar. Pastaj, në fillim të janarit, autoritetet franceze kanë ndaluar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë. Kjo e fundit vazhdon të kërkojë ekstradimin e tij.

Piku i tensioneve është shënuar në mes të janarit, kur Kosova ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të një treni të nisur nga Serbia, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Autoritetet në Prishtinë e kanë cilësuar trenin si provokim për sovranitetin. Ato në Beograd kanë thënë se Prishtina ka nxitur konflikt, duke dërguar njësite të posaçme policore në veri.

Për rrjedhojë, BE-ja, më 24 janar, ka thirrur përfaqësuesit më të lartë të të dyja shteteve, kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq dhe presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliq, për të shtensionuar situatën dhe për t’iu kërkuar palëve të heqin dorë nga retorika nxitëse.

Ka qenë ky takimi i parë në nivel të lartë në gati një vit.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, në prill të vitit 2013. Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Së voni, Beogradi ka shprehur shqetësimin se administrata e re amerikane mund t’i bëjë presion për njohje të sovranitetit të Kosovës, përpara anëtarësimit në BE.

Nis takimi i përbashkët në Bruksel

Ka nisur në Bruksel takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, fillimisht u takua fillimisht me palën kosovare, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, e më pas me përfaqësuesit serbë, presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vucic.

Ky është takimi i dytë i nivelit të lartë të delegacioneve, pas atij javën e shkuar.

Nisin takimet në Bruksel

Kanë filluar takimet e para të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherini, në raundin e ri të dialogut në Bruksel.

Takimin e parë në Bruksel, Mogherini e ka filluar me delegacionin e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Më pas, Mogherini ka takuar përfaqësuesit serbë, presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të takimeve të ndara, është paraparë takim i përbashkët në një darkë pune.

Në Bruksel mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia zhvillojnë sonte takimin e radhës në Bruksel, të dytin në tetë ditë.

Bisedimet e sotme është thënë se do të përqendrohen te çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, edhe kësaj radhe ka ftuar edhe kryeministrat, edhe presidentët e dy vendeve.

Presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i tha radio-televizionit serb se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Asociaionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e javës së kaluar, palët janë pajtuar të ulin tensionet dhe të vazhdojnë bisedimet, me në fokus zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Tensionet midis tyre kanë nisur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, dhjetorin e kaluar. Pastaj, në fillim të janarit, autoritetet franceze kanë ndaluar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë. Kjo e fundit vazhdon të kërkojë ekstradimin e tij.

Piku i tensioneve është shënuar në mes të janarit, kur Kosova ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të një treni të nisur nga Serbia, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Autoritetet në Prishtinë e kanë cilësuar trenin si provokim për sovranitetin. Ato në Beograd kanë thënë se Prishtina ka nxitur konflikt, duke dërguar njësite të posaçme policore në veri.

Për rrjedhojë, BE-ja, më 24 janar, ka thirrur përfaqësuesit më të lartë të të dyja shteteve, kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq dhe presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliq, për të shtensionuar situatën dhe për t’iu kërkuar palëve të heqin dorë nga retorika nxitëse.

Ka qenë ky takimi i parë në nivel të lartë në gati një vit.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, në prill të vitit 2013. Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Së voni, Beogradi ka shprehur shqetësimin se administrata e re amerikane mund t’i bëjë presion për njohje të sovranitetit të Kosovës, përpara anëtarësimit në BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme