Ka përfunduar takimi i më shumë se një orësh, mes Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje.
Me të përfunduar ky takim mes këtyre dy subjekteve, pjesëmarrësit e tyre, asnjë nuk kanë dhënë prononcim për media, njofton Klan Kosova.
Takimi mes Vetëvendosjes e LDK-së, është zhvilluar nga Albin Kurti e Isa Mustafa, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të këtyre dy subjekteve.
E gjitha kjo ndodhi menjëherë pas nominimit të Vjosa Osmanit, kandidate për Kryeministre.