Përparim Rama në komunë, gjithçka gati për betimin e tij si kryetar i Prishtinës

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 10:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin Komunal në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Prishtinës te Përparim Rama.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të mbahet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit nga Shpend Ahmeti te Përparim Rama.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar.

Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 përqind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 përqind.

Të ngjashme