Përplasje mes Çerkezit e Hetës për Xhaminë në Prishtinë: Njëri e quan ”projekt të nevojës”, tjetri ”lluks”

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Çështja e ndërtimit ose jo të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka nxitur reagime të ashpra mes të ftuarve të sotëm në emisionin Info Magazine.

Kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi ka pasur mospajtime me opinionistin Albert Heta lidhur me objektet fetare

Ndërsa Heta i është drejtuar Çerkezit se falja në hapësira të ndrysme është bukuri e faljes, ai është kritikuar ashpër:

”Pranon të hyjë në ujërat që nuk din not. Sa i përket aspektit fetar se si duhet falet e të mos falet”, është shprehur Çerkezi.

Si përgjigjie ndaj këtyre deklaratave, Heta i është drejtuar ashpër Çerkezit me fjalët: ”Ku e din ju që unë nuk falem?”.

Megjithatë debati ka vazhduar me çështjen e ndërtimit të Xhamisë ndërsa Çerkezi thekson që ky objekt fetar është nevojë për qytetarët, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme