Përsëritet konkursi për anëtar të Bordit të RTK-së

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 18:10 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka emëruar anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës për shkak se asnjë nga kandidatët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Kandidatët e propozuar ishin Labeat Avdullahu, i cili mori 42 vota dhe Arian Krasniqi, 39 vota, ndërkaq ishin 85 deputetë në sallë dhe 4 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se për shkak se kandidatët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme përsëritet konkursi, raporton Ekonomia Online.

“Duke u bazuar në numrin e deputetëve, asnjëri kandidat nuk ka marrë votat e mjaftueshme, prandaj shkojmë në ripërsëritje të konkursit”, tha Veseli.

Të ngjashme