Petroviq takohet me ambasadorin Kosnett, ankohet për ndalimin e zyrtarëve serbë nga Beogradi

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe, Slobodan Petroviq u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin kanë diskutuar për problemet me të cilat përballet komuniteti serb.

Petroviq raportohet ta ketë informuar ambasadorin amerikan për të gjitha problemet aktuale të komunitetit serb dhe shprehu shqetësim rreth “politikës nxitëse retorike midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Përveç kësaj, ai u ankua edhe për siç ka thënë “trajtimin e papërshtatshëm të zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimin kufitar drejt Serbisë nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe BIA të Serbisë”, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë të SLS thuhet se në takim gjithashtu u fol për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Petroviq e falënderoi ambasadorin amerikan për “mbështetjen e tij që i ofron komunitetit serb në Kosovë dhe angazhimin e tij të sinqertë”,

Të ngjashme