Plenkoviq: Dialogu Kosovë – Serbi ka dy krahë, njëra çon nga Brukseli e tjetra në Washington

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka dy krahë, njëra prej tyre çon në Bruksel e tjetra në Washington.

Këto deklarata Plenkoviq i ka dhënë sot gjatë një vizite në Mostar.

“Angazhohemi për stabilitet në të gjitha vendet fqinje, dhe kjo është porosia numër një. Dialogu që po bëhet mes Serbisë dhe Kosovës ka dy krahë, një që çon në Washington dhe tjetra në Bruksel, e këtu shohim lëvizje para”, ka thënë Plenkoviq, transmeton “B92”.

Ai ka shtuar se për Kroacinë është me rëndësi të zbuten tensionet, të normalizohet tregu dhe të mundësohet lëvizja e lirë.

Të ngjashme