“Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese”

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Adnan Rrustemi, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përpiqet ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese.

Rrustemi thotë se në komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i vetëdijshëm për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, përpiqet ta mashtrojë Gjykatën me të pavërteta.

“Në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se “në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij”. Vazhdon mashtrimin, duke thënë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit.” shkruan Rrustemi në facebook.

Postimi i plotë:

Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën KushtetueseNë komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i vetëdijshëm për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, përpiqet ta mashtrojë Gjykatën me të pavërteta.

Në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se “në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij”. Vazhdon mashtrimin, duke thënë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërsa, kur shikon dokumentet, është e qartë se as situata dhe as dokumentet nuk dallojnë nga mocioni i këtij viti. Krejt çka i ishte ofuar më 2017, është ofruar edhe tash. Vendimi dhe njoftimi për votimin e mocionit, në bazë të të cilave Presidenti kishte shpërndarë Kuvendin dhe kishte caktuar datën e zgjedhjeve.Shikoni dokumentet.

Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën KushtetueseNë komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i…

Gepostet von Adnan Rrustemi am Dienstag, 12. Mai 2020

Të ngjashme