Presidentja Osmani nervozohet me gazetarët që e pyesin për deklaratat e bashkëshortit

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 16:54 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, i cili para dy ditësh i quajti mediet e Kosovës “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetares së Kallxo.com, të drejtuar në përfundim të ceremonisë për ndarjen e medaljes presidenciale familjarëve të aktivistëve të Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të vrarë më 10 shkurt 2007. Në ngjarje merrte pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.

“Jemi në takim, ju kisha lut… Është tepër jokorrekte në raport me familjet”, është shprehur Osmani.

“Si i komentoni deklaratat e bashkëshortit tuaj, i cili i ka quajtur mediet e Kosovës ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale'”, ka pyetur gazetarja.

“Komenti im është se jeni duke i ofenduar familjet që janë këtu për momentin dhe keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk na keni paralajmëruar që do të vini, ne sërish ju lejuam”, është përgjigjur Osmani, mjaft e tensionuar me situatën e krijuar, sikur shihet dhe në videon e Ekonomia Online.

“Ne ju lejuam që të merrni pamje, kurse në intervista të tjera flasim”.

Stafi i Zyrës së Presidentes ka dashur të largojë gazetaren, por Osmani ka ndërhyrë: “Të lutem Flor, mos i prek, nuk ka nevojë”.

“Por është ofendim në raport me familjarët, që të bëni gjëra të tilla, vërtet është ofendim!”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme