Presidentja Osmani shkarkon nga detyra e ambasadorin e Kosovës në Gjermani

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Sipas dekretit të siguruar nga Gazeta Express thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngarkohet që të ndërrmerë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.

“Z. Beqë Cufaj lirohet nga detyra e Ambasadorit të Misionit Diplomatik të Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në vendim.
Ky Dekreti hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Më poshtë keni dekretin.

Të ngjashme