“Prishtina e ka parë dy mandate VV-në, një ndryshim qeverisjeje është i nevojshëm në kryeqytet”

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se për zgjedhjet lokale të Prishtinës është duke u zhvilluar një garë e fortë.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se vetëdija e qytetarëve për kërkesa është ngritur dhe se ata do të kërkojnë më shumë plane konkrete.

“Ka garë në Prishtinë që do të jetë e fortë edhe për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në qeverisjen qendrore të Kosovës. Siç po e shohim do të ketë edhe risi, edhe platforma shumë konkrete, mendoj që edhe kërkesa dhe vetëdija qytetare është ngritur dhe do të kërkojnë më shumë projekte konkrete. Sepse qeverisja lokale e prek më drejtpërdrejt qytetarin, kjo vetëdije është e tabluar në Prishtinë dhe sidomos edhe në qytete tjera. Nga qeverisja lokale po fitojmë përvojë si qytetar edhe për t’i dënuar ata që s’kanë punuar”.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se kandidatin e Lidhjes Demokratike të Prishtinës, Përparim Ramën, e sheh si serioz, duke shtuar se AAK-ja nuk do të mund të shpërthejë me ndonjë rezultat si parti si dhe AKR-ja do të shkojë në ndonjë koalicion.

“Nëse fillojmë me LDK-në ka marrë një vendim të guximshëm për të përzgjedhur një arkitekt, me gjasë për t’i dhënë theks problemeve kryesore që lidhen në Prishtinë më urbanizmin dhe arkitekturën. Kandidatin e LDK-së e shoh si kandidat serioz, që mund të sjellë disa vlera të cilat mund të ndërtohen mbi një idealizëm përtej të përditshmes, ka mundësi që ka jetuar jashtë mund të sjell projekte më idealiste dhe që dalin përtej të prishtmes”.

“AAK-ja ka bërë një përzgjedhje tradicionale, të dikujt që vërtetë e përfaqëson partinë. Mendoj si parti ka platformë të kufizuar, tradicionalisht nuk ka mundur të zgjerohet edhe duke pasë kandidatë profesionist edhe për qeverisje lokale, nuk mendoj se do të mund të shpërthejë si parti me ndonjë rezultat. AKR-ja mendoj se do të jetë ndonjë partner koalicioni nëse fiton LDK-ja, por jo me LVV-në”.

Ajo ka pohuar se Uran Ismajli dhe Arben Vitia do të ishin kandidatë të duhur për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse këta dy politikanë vetëm janë përfolur se janë përfaqësojnë partitë e tyre për të qenë të parët e Prishtinës.

“Ndërsa, në këtë bllokun tjetër duhet të thuhet se nuk e di se pse ka pasë vonesa për PDK-në që të përcaktohen me kandidatin për kryetar të Prishtinës. Ismajli qysh para disa vitesh është identifikuar si një kandidat provencial për Prishtinën, e ka etabluar njëfarë lloj imazhi për Prishtinën në këto zgjedhje dhe mendoj që do të ishte një përzgjedhje e mirë për PDK-në po ta bënte. Sepse kandidati Ismajli, është qytetar i Prishtinës dhe e njeh për brenda Prishtinën, do të mund të ofronte diçka që Rama nuk do ta ofrojë, atë të brendshmen, në këtë analizë na mungon planprogrami, jemi duke analizuar çfarë përfaqësojnë individët dhe partitë.

“Për LVV-në do të thoja se Vitia do të ishte kandidat më i përshtatshëm që është përfolur dhe ka përvojë në Komunë, kemi parametra matës, kemi një qeverisje paraprake për të cilën mund ta masim. Unë e mendoj si kandidaturë pozitive”.

Analistja politike ka thënë se pret ndryshim të elektoratit në Prishtinë.

“Pres një rritje të elektoratit të LDK-së pres ndryshim qeverisje, qytetarët nuk do të zgjedhin krejt dhe drejt, nuk është mirë krejt për një shtet si Kosova. Prishtina e ka parë për dy mandate LVV-në, e dimë çfarë ka ndodhur ka shume probleme të paadresuar, një ndryshim qeverisje mendoj se është e nevojshme për Prishtinën”.

Të ngjashme