“Prishtina na bashkon”, slogani i Uran Ismailit për të qeverisur kryeqytetin

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetarë të Prishtinë nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur edhe sloganin me të cilin do të synojë të fitojë mandatin qeverisës në kryeqytet.

“Prishtina na bashkon”, është slogani i Ismailit dhe PDK-së për Prishtinën.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Ismaili deri më tani do të ketë kundërkandidat Përparim Ramën e LDK-së dhe Daut Haradinajn e AAK-së, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është ende pa një emër.

Të ngjashme