PSD-ja vendos mbishkrimin “KEDS-KESCO” në veturat zyrtare: Qeveria është në shërbim të korporatës

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 15:34 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborr të Qeverisë së Kosovës, ku veturave zyrtare u janë vendosur llogoja e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Nol Nushi, u shpreh se veturat qeveritare janë shndërruar në vetura të KEDS-it.

Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për ndarjen e 15 milionë eurove shtesë, për të cilën tha se nuk është ditur se a ka pas kërkesë apo jo.

“Ky lajm nuk mori shumë bujë sepse u mbulua nga një skandal tjetër ai i derivateve. Ne sot po duam të ripotencojmë këtë padrejtësi që po i bëhet buxhetit publik edhe një tentativë tjetër të rritjes së energjisë. Paramendoni të shtunën në vikend në ora 21:00 në gjysmë të natës, Qeveria mblidhet me urgjencë online dhe  me një proces tepër jo transparent i ndan ekstra 15 milionë euro për KEDS. Ne nuk e dimë as arsyetimin as a ka pas kërkesa, pse kjo kërkesë është pranuar, çka ka qenë nevoja për me u bë ky dëmtim i buxhetit në këtë formë. E kemi cek edhe më herët që tashmë kjo Qeveri është totalisht në shërbim të korporatës së distribucionit të energjisë KEDS dhe sot këto vetura të qeverisë dhe punëtorëve të kësaj qeverie nuk janë më vetura të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, këto kuaj të dimrit kanë qenë totalisht vetura dhe zyra në shërbim të KEDS-it”, tha Nushi.

Nushi tha se për ta është e papranueshme qe si një qeveri vihet nën kontrollin e një kompanie private dhe shantazhohet.

“Duke e ditur që ndonëse jemi në krize energjetike, të gjithë jemi duke humbur diçka vetëm KEDS po i vazhdon përfitimet. Jemi në pritje të vendimit të ZREE, jemi të sigurt që komentet më të mira i ka dërgua organizmi jonë popullor në protestën e së shtunës me ata mijëra njerëz. Mesazhi ishte i qartë, qytetarëve nuk guxon ti shtrenjtohet rryma”, tha ai.

Të ngjashme