PSD tallet me kryeministrin – i vendosin para Qeverisë një shportë me qershi: Kurti po vepron si Nastradini

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë, duke vendosur një shportë më qershi, raporton Ekonomia Online.

Nga kjo parti u tallën me kryeministrin Albin Kurti, duke  e krahasuar atë me personazhin popullor të humorit Nastradinin, në raporton me dialogun me Serbinë.

Teuta Rusta nga kjo parti tha se kjo barcaletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.

Ajo tha se Kurti po vepron si Nastradini, i cili i hodhi qershitë e më pas fillojë t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat.

“Këtë aktivitete kemi vendosur mos me e shpjegu. Kjo barcaletë me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzojë krejt”, tha ajo.

 “Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllokut, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek…”, tha ajo.

Të ngjashme